Ekonomia e Eurozonës vazhdoi të rritet në terma pozitivë në tremujorin e fundit të vitit, ndonëse me ritme të rritjes të njëjta me një tremujor më parë, beri të ditur Banka e Shqipërisë.
Në raportin e publikuar se fundi, BSH-ja shpjegon se, aktiviteti ekonomik është mbështetur kryesisht nga rritja e investimeve dhe e shpenzimeve qeveritare, ndërsa kontributi i shpenzimeve konsumatore ka qenë pozitiv, por më i zbehtë se një periudhë më parë.
Sipas BSH-se, eksportet neto, nën ndikimin e kërkesës së ulët nga ekonomitë në zhvillim, tërhoqën për poshtë rritjen ekonomike. Treguesit me frekuencë të lartë, flasin për një vazhdim të tendencës së rritjes ekonomike edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Shitjet me pakicë janë rritur, duke pasqyruar të ardhurat e disponueshme më të larta, si pasojë e rënies së çmimit të naftës dhe stimulit monetar të ndjekur nga BQE-ja.
Prodhimi industrial ka shfaqur shenja pozitive, sidomos në ekonomitë e mëdha të Eurozonës, ndërsa treguesit e biznesit, ndonëse më të ulët se një tremujor më parë, qëndrojnë mbi mesataren e tyre historike. Ndërsa papunësia ka ndjekur një prirje të lehtë rënëse, por vazhdon të qëndrojë mbi nivelin 10%.
BSH-ja bën të ditur se, inflacioni vjetor shënoi vlerën 0% në muajin mars, me një rritje të lehtë krahasuar me një tremujor më parë, duke vijuar të reflektojë çmimet e ulëta të energjisë dhe të ushqimeve. Presionet e ulëta inflacioniste pritet të mbajnë inflacionin në vlera pozitive dhe afër zeros përgjatë vitit 2016. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A