Pak kush ka mundësi të aplikojë për një termin vize në ambasadën gjermane, sikur thuhet. As studentët që kanë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë, çdo të mërkurë nga ora 09:00, nuk po ia dalin.
Ferdane Rexhepi ka një muaj që po tenton ta rezervojë një termin. Përvojë të ngjashme ka edhe vëllai i saj Remziu, i cili ka tentuar të bëjë diçka të ngjashme edhe në ditë tjera.
Dikush po i zë ato orare, sa hap e mbyll sytë.
Aplikimin online po e bllokojnë kompani të krijuara enkas për “caktimin e termineve”.
Të tilla mund të gjenden në Facebok, por edhe në platformat e shitblerjeve.
Klan Kosova, ra në kontakt me njërin nga personat që merren me kësi punësh. Personi, emrin e të cilit e ka redaksia, tha që askush nuk mund të caktojë termin të lirë para 21 qershorit.
Ky person po pretendon se ka familjarë që punojnë në ambasadën gjermane.
E për ta caktuar terminin duhet paguar deri në 250 euro.
Se janë disa agjenci private që merren me caktimin e termineve, me pagesë, e thonë edhe studentët që rrezikojnë të humbin mundësitë për punë sezonale në Gjermani, ku do duhej të ishin më 1 korrik.
Klani ka kërkuar përgjigje edhe nga Ambasada Gjermane në Prishtinë për këtë problem. E kjo përfaqësi, përmes postës elektronike, të dërguar ditë më parë, ka thënë se nuk bashkëpunon me agjenci private të kësaj natyre. Ndërkohë, këmbëngul se sistemi online i caktimit dhe dhënies së termineve është i qasshëm në mënyrë të njëjtë për të gjithë përdoruesit pa pagesë.
Televizioni ka pyetur përsëri Ambasadën, për të kuptuar nëse aty janë të angazhuar një çift bashkëshortor, sikur pretendon personi i intervistuar, se i ka prindërit të punësuar në ambasadë. Por, në Ambasadë, duke falënderuar për informatat që mund të hetohen, kanë mohuar të japin detaje për punëtorët, me arsyetimin se duhet mbrojtur të dhënat.
Ndërkohë, nëpërmjet një adrese në Facebook, agjenti ilegal i termineve, që më pas ka mohuar të flas për Klanin për intervistë publike, ka kërcënuar gazetaren dhe mediumin, duke thënë se storia nuk guxon të transmetohet. Rasti i kërcënimit, tashmë u është paraqitur edhe autoriteteve përgjegjëse për rend e siguri.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!