LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Prioritet zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik

Mustafa: Prioritet zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së, Andrew Russell.

Gjatë takimit u bisedua për zhvillimin ekonomik dhe përkrahjen e UNDP-së për Kosovën.

Kryeministri Mustafa e falënderoi për mbështetjen e UNDP-së në kuadër të përmbushjes së kritereve për pranim në programin e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) si dhe në projektet tjera që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.


Mustafa, me këtë rast, e njoftoi për progresin në Kosovë, duke veçuar sukseset e arritura në proceset eurointegruese që lidhen me rekomandimin për liberalizimin e vizave dhe hyrjen në fuqi të MSA-së, si dhe në fusha të tjera.

Kryeministri po ashtu, theksoi prioritetet e Qeverisë së Kosovës për zhvillim të mëtejmë ekonomik dhe integrime eurointegruese.

Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Andrew Russell, shprehu përkrahjen e mëtejme të UNDP-së për Kosovën. /Telegrafi/