LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali rus deshi t’i tregojë Putinit veturën e re ushtarake, por ndodhi diçka që e vuri në siklet (Video)

Gjenerali rus deshi t’i tregojë Putinit veturën e re ushtarake, por ndodhi diçka që e vuri në siklet (Video)

Gjeneralët rusë dëshironin të lavdëroheshin para presidentit Vladimir Putin, për veturën e re ushtarake “Uaz Patriot”, por u ndodhi diçka e papritur që i turpëroi ata dhe stafin e fabrikës para komandantit të tyre suprem.

Kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Soçi, gjatë prezantimit të teknikës së re të dedikuar për ushtrinë ruse. Në mesin e shumë pajisjeve ushtarake, ishte edhe xhipi i ri “Uaz Patriot”, të cilin ushtria ruse do ta fus në përdorim në fund të këtij viti, transmeton Telegrafi.

Gjenerali Alexander Shevchenko, shef i forcave të blinduara dhe të mekanizuara të ushtrisë ruse, kishte marrë rolin e “ciceronit” derisa presidentit rus ia prezantonte pajisjet dhe teknikën e re ushtarake.


Por në momentin që ishin afruar tek vetura, ai ishte munduar të hap derën por nuk kishte mundur. Ai sërish kishte insistuar ta hap duke tentuar edhe për herë të dytë, por doreza e derës i mbeti në dorë.

Shevchenko ishte munduar të “nxirret” nga kjo situatë e pakëndshme, duke e hedhur dorezën e derës brenda veturës përmes dritares së hapur, ndërsa derën e kishte hapur nga brenda.

Për fat të mirë (të oficerëve), kjo ngjarje veç sa ia kishte kthyer paksa buzëqeshjen Putinit (të paktën në ato momente), i cili në fund tha me ironi ‘bravo’. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=15&v=ZVoUCwvnXZ4