Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me drejtues të lartë të Senatit, Dhomës së Deputetëve dhe me zëvendësministrin e Jashtëm të Italisë. Basha u prit në takime të veçanta nga, ish-presidenti i Italisë, senatori Giorgio Napolitano, Pier Ferdinanto Cazini, President i Komisionit për Punët e Jashtme në senatin italian, Mario Giro, zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Fabrizio Cicchitto, presidenti i Komisionit për Punët e Jashtme në parlamentin italian, Imzot Vincenzo Paglia ministër për Çështjet Sociale në Shtetin e Vatikanit, kryetari i Grupit të Partisë Demokratike në senatin italian Luigi Zanda, Paolo Romani kryetar i grupit të Forca Italia në senatin Italian, Situatë e rënde ekonomike, korrupsioni i përhapur kudo, dekriminalizimi dhe zgjedhje ishin në qendër të takimeve të Basha.
Gjendja në vend ka precipituar sa i përket parametrave të luftës kundër krimit, korrupsionit, të demokracisë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, tha Basha. Ekonomia është zhytur në krizë, niveli i papunësisë e varfërisë sa vjen e thellohet me pasoja të jashtëzakonshme për vendin. Pasoja të cilat ndihen dhe në vendet e Bashkimin Europian, ku më shumë se 100 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil politik.
Problemi më i madh në Shqipëri, tha Basha është inkriminimi i politikës, katapultimi në parlamentin shqiptar dhe në zyrat kryesore të vendimmarrjes i personave me rekorde të tmerrshme kriminale. Ndokët, frrokët, prengët, bushët, roshët kanë qenë kryefjalë e aksionit politik të Partisë Demokratike dhe sot janë subjekt i një procesi të njohur tashmë ndërkombëtarisht si procesi i dekriminalizimit.
Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit nxjerrja jashtë zyrave të shtetit të të inkriminuarve është ekzistenciale për të sotmen dhe të nesërmen e demokracisë shqiptare dhe shtetit ligjor.
Një vend të veçantë në bashkëbisedimet e zotit Basha me personalitet të politikës italiane kanë zënë vend zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Zoti Basha bëri të ditur se zgjedhjet janë prioritet kryesor i Partisë Demokratike. PD, theksoi kryetari i Partisë Demokratike ka gati platformën që garanton një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor, pa shitblerje votash, intimidim votuesish dhe garantim të leximit të drejtë të vullnetit të zgjedhësve.
Duke e konsideruar një betejë të vështirë për shkak se oligarkia tenton ta asgjësojë votën e lirë, median e lirë, mendimin e lirë, shoqërinë civile, opozitën politike Basha ka kërkuar edhe ndihmën e Italisë për të garantuar zgjedhje të lira dhe ndershme në Shqipëri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje