Komisioni për Integrime Evropiane, i drejtuar nga Njomëza Emini, kryetare e Komisionit, ka pritur sot një delegacion nga Komisioni për Çështje Evropiane në Parlamentin e Danimarkë, të kryesuar nga Mette Gjerskov.
Emini e ka falënderuar shtetin e Danimarkës për gjithë mbështetjen që i ka dhënë shtetit të ri të Kosovës.
Ajo, ndërkaq, e ka quajtur lajm të mirë për Kosovën rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë në zonën e Shengenit.
Kryesuesja e delegacionit parlamentar nga Danimarka, Mette Gjerskov, duke shprehur kënaqësinë për këtë vizitë dhe pritjen e ngrohtë që u është rezervuar, ka shfaqur gatishmërinë e parlamentit të vendit të saj për thellim të bashkëpunimit me Kuvendin e Kosovës dhe këmbim të ndërsjellët përvojave.
Ajo dhe përfaqësues të tjerë të këtij delegacioni kanë dhënë sqarime në interesimet e deputetëve kosovarë, të pranishëm në takim për praktikat e komisionit homolog nga Danimarka në marrëdhëniet me institucione të tjera të vendit, sidomos me përfaqësues të ekzekutivit, para se ata të mbajnë qëndrimin e vendit të tyre në institucionet përkatëse të BE-së.
Parlamentarët danezë kanë theksuar se punë të shumta e presin Kosovën, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe pengimin e migrimit ilegal të qytetarëve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ligji për pagën minimale, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë
Besimi: Nuk do të shtoja asgjë nga ajo që kam deklaruar deri tash për procesin gjyqësor për spitalin modular në Tetovë
Rritja e pranisë së gjarpërinjve në zonat urbane në Shkup, autoritetet kërkojnë zgjidhje
Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data
Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar
Kurti e Vuçiq sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel
BE pret që qeveria e re të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe të respektojë Marrëveshjen e Prespës
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve
Sot riga shiu e shkarkime rrufesh
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë