LAJMI I FUNDIT:

Sela: Faleminderit që vjen Haindl

Kryetari i LR-PDSH-së ka falemnderuar diplomatin Johannes Haindl dhe Republikën Federale të Gjermanisë për përkushtimin e tyre për zgjidhjen e krizës në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në një letër drejtuar Telegrafit në Maqedoni, Sela shkruan ”Jemi mirënjohës që Bundestagu gjerman shpreh vullnetin e mirë për të kontribuar në zgjidhjen e krizës politike që mundon Maqedoninë një kohë të gjatë. Emërimi i një diplomati me përvojë të jashtëzakonshme në krye të detyrës, tregon seriozitetin me të cilin Republika Federale e Gjermanisë i qaset zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni, si shtet pretendent për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe NATO.”

Sela diplomatit Haindl i ka drejtuar edhe disa pika për shqyrtim që çojnë drejtë zgjidhjes së krizës. Pikat e LR-PDSH janë:
”1. Reduktimin e njësive zgjedhore nga 6 në 1 njësi zgjedhore të vetme, me qëllim që vota e çdokujt të jetë e vlefshme.
2. Lista të hapura zgjedhore.
3. Riformatim të KSHZ-së me përfaqësues jopartiak dhe profesionist.
4. Shqyrtimin e 330.000 votuesve të dyshimt dhe shlyerjen e tyre.
5. Ligj të ri për mediat.
6. Shkarkimin e Komisioneve aktuale në vendvotime dhe emërimin e Komisioneve të reja, si dhe nxjerjen përpara përgjegjësisë të atyre që kanë qenë pjesëmarrës në falsifikimin e legjitimitetit gjatë proceseve të kaluara zgjedhore.” shkruan Sela./Telegrafi/


Gjithashtu lexo: Haindl mbërrin sot në Shkup

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori