LAJMI I FUNDIT:

Facebook Moments vjen edhe në Evropë!

Facebook Moments vjen edhe në Evropë!

Aplikacioni Facebook Moments është lansuar në SHBA vitin e kaluar, dhe tani aplikacioni është në dispozicion në Kanada dhe Evropë, dhe përfshin shumicën e tipareve të aplikacionit ekzistues që funksionon në SHBA.

Aplikacioni origjinal që është në SHBA vjen me tiparin e njohjes së fytyrës, ndërkaq versioni europian dhe kanadez i Moments nuk ka ardhur me të njëjtin funksion si në SHBA.

Versioni i ri i Facebook Moments nuk mund të identifikojë njerëzit automatikisht në fotot tuaja, edhe pse i njëjti mund të sugjerojnë një grup të fotografive që mund të përmbajnë të njëjtin person.


Facebook është duke përdorur njohjen e objekteve në vend të njohjes së fytyrës në aplikacion në këto vende, në përputhje me rregulloret lokale për njohjen e fytyrës.

Aplikacioni i ri është tani në dispozicion për të shkarkuar për Android dhe iOS në Kanada dhe Evropë, dhe kjo tani do të thotë se aplikacioni është në dispozicion në mbarë botën dhe ju mund ta përdorni atë për të ndarë fotot me miqtë dhe familjen, kudo.