LAJMI I FUNDIT:

Haindl mbërrin sot në Shkup

Ashtu siç është konfirmuar, sot mbërrin në Shkup, i dërguari i posaçëm gjerman, Johannes Haindl, njiherit edhe ambasador gjerman në Vienë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai pritet që të bisedojë me katër partitë politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos.

Sipas ambasadës gjermane, Haindl, do të takohet edhe me ambasadorët e SHBA-ve, Jess Baily dhe atë të BE-së, Aivo Orav. Nuk bëhet e ditur, nëse Haindl do të takohet me figura tjera politike dhe të institucioneve të vendit.


Ardhja e tij është konfirmuar edhe nga ministri i jashtëm, Nikolla Poposki./Telegrafi/