LAJMI I FUNDIT:

Lunacek i bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit

Lunacek i bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja e PE-së për Kosovën, Ulrike Lunacek, ka thënë se rrugët e Kosovës dhe Serbisë janë të lidhura ngushtë, prandaj te dy vendet duhet të sigurojnë një zhvillim të qëndrueshëm të marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

Në një intervistë për portalin Europian Western Balkans, Lunacek u shpreh e kënaqur me arritjet e Kosovës drejt integrimit në BE si dhe e vlerësoi angazhimin që ka demonstruar Qeveria e Kosovës.

“Brenda muajve të fundit, perspektiva e anëtarësimit të Kosovës në BE ka përparuar jashtëzakonisht. Që nga marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, shteti i Kosovës po vazhdon të tregojë vullnetin për një të ardhme evropiane. Një gjë e tillë u vërtetua edhe me rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave, prandaj duhet të shfrytëzohet nga kosovarët dhe t’i intensifikojnë përpjekjet lidhur me marrëdhëniet me Serbinë, duke bërë thirrje për zbatimin e marrëveshjeve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Lunacek, e cila nesër do të udhëtojë për në Beograd.


Ajo më tej tha se muaji maj mund të konsiderohet si një nga muajt më të rëndësishëm në historinë e fund it të Kosovës, duke përmendur rekomandimin për viza dhe anëtarësimin në UEFA.

Pas vizitave të shpeshta, ajo thotë se tani situata është përmirësuar masivisht nëse e krahasojmë me një vit më parë.

Në fund të intervistës, ajo thotë se integrimit i plotë i veriut të Kosovës përbën një pjesë themelore të procesit, për çka, sipas saj, duhet të punojnë dy palët. /KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori