LAJMI I FUNDIT:

Chelsea prish marrëveshjen më të shtrenjtë në historinë e Ligës Premier (Foto)

Chelsea prish marrëveshjen më të shtrenjtë në historinë e Ligës Premier (Foto)
LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 01: Oscar of Chelsea celebrates scoring the oping goal during the Premier League match between Chelsea and Queens Park Rangers at Stamford Bridge on November 1, 2014 in London, England. (Photo by Marc Atkins/Mark Leech/Getty Images)

Adidas ka qenë sponsori dhe kompania që ka veshur skuadrën e Chelseat që nga viti 2006, por si për çudinë e të gjithëve ka konfirmuar sot në faqen zyrtare në internet, se marrëveshja është mbyllur plot gjashtë vite në avancë.

Marrëveshja e parashikuar për të përfunduar në vitin 2023, tashmë është zyrtare se do të finalizohet në qershorin e vitit të ardhshëm, me qellim që Chelsea të ketë kohën e nevojshme për të arritur një marrëveshje me tjetër firmë, për të zëvendësuar Adidas.

Adidas deklaron se do të marrë një kompensim për këtë divorc të parakohshëm, duke nisur nga viti i ardhshëm, për të lënë të kuptohet se në të vërtetë kanë qenë blutë e Londrës ata që kanë favorizuar këtë ndërprerje të kontratës.


Chelsea që fitoi Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, dy tituj kampioni në Ligën Premier dhe katër FA Cup, mes trofeve të tjerë, me Adidas si sponsorin e saj, do të duhet tashmë të nënshkruajë një tjetër marrëveshje me një tjetër kompani.

Kjo mes Chelseat dhe Adidas ishte marrëveshja më e shtrenjtë në historinë e Ligës Premier, në lidhje me veshjet. Në marrëveshjen e vitit 2013, kur u ra dakord për një kontratë 10-vjeçare, u parashikua një përfitim total i Chelseat në shumën 350 milionë euro, apo 35 milionë euro në sezon që supozohej të derdheshin nga Adidas, deri në vitin 2023. Janë pikërisht këto shifra marramendëse që e cilësojnë shumë të bujshëm lajmin për këtë shkurorëzim.