LAJMI I FUNDIT:

Për dhe kundër: Këto gjëra u thanë sot rreth Demarkacionit (Video)

Për dhe kundër: Këto gjëra u thanë sot rreth Demarkacionit (Video)

Më 18 e 25 maj deputetët e legjislativit do të jenë në seanca plenare. Kështu ka vendosur Kryesia, e ku është thënë se prioritet do të jetë votimi i Ligjit për pastrimin e parave dhe ai për financimin e terrorizmit.

Kreu i Kuvendit ka thënë se ende nuk kanë vendosur se kur do të jetë në rend dite, Marrëveshja e Demarkacionit, por që sipas tij, kjo nuk do ta vërë në rrezik liberalizimin e vizave.

Ai ka thënë se për këtë punë do të diskutojnë edhe me kolegët opozitarë dhe se gjithçka do të jetë transparente, raporton KTV.


Por, mesazh ka dërguar sërish lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai nëpërmes një video të publikuar në Facebook i ka ftuar qytetarët që të shtunën e 14 majit të jenë në shesh për të protestuar kundër Demarkacionit e Asociacionit, por edhe kundër Qeverisë, sipas tij, të korruptuar.

Njohësi i proceseve integruese, Emrush Ujkani, ka thënë se përveç vonesës për lëvizje të lirë, nëse demarkacioni nuk ratifikohet shpejt, atëherë mund të ketë pasoja edhe më afatgjate. Ujkani u ka bërë thirrje pozitës e opozitës të arrijnë një marrëveshje, por që nuk do të thotë heqje dorë nga territori i Kosovës. Protestën ai e sheh si të drejtë të garantuar, derisa thotë se opozita e ka mjetin e vetëm në mungesë votash në Kuvend që të kundërshtojë këtë çështje.

https://vimeo.com/166231870

Në trend Lajme

Më shumë
Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Lajme
Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Lajme
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
I caktohet masa e paraburgimit dy të dyshuarve të cilët në afërsi të pikës së kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut sulmuan policët dhe kontrabanduan mallra

I caktohet masa e paraburgimit dy të dyshuarve të cilët në afërsi të pikës së kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut sulmuan policët dhe kontrabanduan mallra

Lajme
Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Drejtësi
Kalo në kategori