LAJMI I FUNDIT:

A po i kthehet presidentit Thaçi një këshilltar që ishte larguar dikur? (Foto)

A po i kthehet presidentit Thaçi një këshilltar që ishte larguar dikur? (Foto)

Astrit Salihu do të rikthehet në politikë. Saktësisht në postin që kishte mbajtur dikur; si Këshilltar i Hashim Thaçit.

Filozofit Astrit Salihut duket se i ka kaluar inati me Hashim Thaçin pas disa vitesh që ishte larguar nga ai.

Burime të Gazetës Express thonë se Salihu është bërë pjesë e Kabinetit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.


“Astrit Salihu do të jetë Këshilltar Politik i z.Thaçi”, ka thënë burimi i Gazetës Express.

Astrit Salihu nuk ishte parë në opinion prej natës kur kishte humbur në garën për Kryetar të Prishtinës përballë Isa Mustafës.
astrit-salihu

Ai thuhet se ishte i revoltuar me Hashim Thaçin dhe PDK’në që i akuzonte se nuk e kishin ndihmuar në garën elektorale.

Megjithatë, çuditërisht, mllefin e tij nuk e kishte zbrazur publikisht.

Ndryshe, filozofi Astrit Salihu i ishte bashkuar PDK-së në vitin 2007, bashkë me Dukagjin Goranin, Tomë Gashin…