LAJMI I FUNDIT:

Kotevski: Gruevski nuk ka probleme shëndetësore!

Kotevski: Gruevski nuk ka probleme shëndetësore!

Krejtësisht i pavërtetë dhe i shpikur informacioni se kryetari OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski, ka probleme shëndetësore, tha Ivo Kotevski, drejtor i qendrës së komunikimit të partisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo deklaratë e Kotevskit vjen pasi disa media kanë raportuar se Nikolla Gruevski është i sëmurë për shkak se këtë fundjavë ai u shtrua në një spital privat në Shkup.

Partia tha se Gruevski është planifikuar për të dalë në publik për nxitjen e investimeve. Ai së fundmi qëndroi para kamerave më 28 prill dhe informacioni i fundit shkruar në lidhje me veprimtarinë e tij është katër ditë më parë, kur ai u takua me anëtarin e Parlamentit Evropian, Marijana Petir. /Telegrafi/