(E plotësuar)- Ka filluar java e Shkencës në Kosovë, që sivjet mbahet për të tetën herë me radhë, me qëllim promovimin e shkencëtarëve dhe hulumtuesve në vend dhe jashtë saj.
Në konferencën e hapjes së kësaj jave, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se kjo javë e shkencës sivjet po ndërlidhet me një varg suksesesh që ka treguar vendi ynë me anëtarësime në organizata të ndryshme ndërkombëtare.
“Ndihem tepër mirë që kjo javë e shkencës ka filluar të organizohet në një rrethanë të re në momentet apo në kohën kur Kosova është e pavarur she sovrane por në të njëjtën kohë kjo javë e shkencës, e teta me radhë po organizohet në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm, të suksesshëm dhe me shumë perspektivë për vendin tonë, për shoqërinë tonë, në një moment historik kur ndodhi edhe rekomandimi për liberalizimin e vizave. Dhe mund të themi se nga kjo javë tani ne jemi evropianë edhe në kuptimin zyrtar, prandaj më lejoni që të ju falënderoj gjithë juve, gjithë bashkëpunëtorët tuaj për punë tuaj të palodhshme që e ken i bërë që të arrihet ky sukses i jashtëzakonshëm i shtetit tonë, i institucioneve tona, i shoqërisë tonë. Të gjithë jeni meritor andaj faleminderit shumë. Në të njëjtën kohë më lejoni t’ju falënderoj edhe sa i përket UEFA-s por besoj gjatë kësaj jave edhe anëtarësimin e Kosovës në FIFA. E di se dikush mund të thotë se kjo është java e shkencës por të jeni të sigurt se të gjitha këto po ndërlidhen edhe me shkencë, edhe me sport edhe me të gjitha angazhimet që i kemi si shtet, si institucione por edhe si shoqëri”, ka deklaruar ai.
Thaçi ka thënë se shkencëtarët e Kosovës duhet mbështetur nga shteti në mënyrë që të mendojmë për një të ardhme më ndryshe.
Bajrami: Shteti duhet të investoj në shkencë
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, tha se Kosova është një vend i mundësive të mëdha dhe sipas tij shteti ynë duhet të investojë në hulumtime dhe zhvillime shkencore në mënyrë që gjeneratat e reja t ë jenë gjenerata të shpresave të mëdha.
“Republika e Kosovës si një shtet i ri është një vend i mundësive të mëdha sepse ne kemi një kapital njerëzor, e kemi një rini jashtëzakonisht inteligjente të cilën e kemi të obliguar t’i ofrojmë një arsim cilësor të lartë, një arsim i cili gjithmonë kombinohet me komponentin shkencore. Pa dyshim që investimet në kërkime shkencore dhe investimet në hulumtime shkencore janë investime në të ardhmen tonë, në zhvillimin tonë ekonomik dhe në promovimin e një tranzicioni demokratik ku gjenerata e hulumtuesve të rinj është një gjeneratë e shpresave të mëdha. Java e Shkencës është një mundësi shumë e mirë e rishikimit të standardeve në arritjet shkencore dhe ne sivjet kemi nderin të presim shkencëtarë të fushave të ndryshme të cilët gjatë këtyre ditëve, gjatë kësaj jave do të promovojnë kontributet e tyre shkencore të cilat janë rekrutu dhe seleksionua në një proces profesional të vlerësimit”, deklaroi ai.
Ministri Bajrami i përmendi tri objektiva në të cilat sipas tij duhet të zhvillohet shkenca: stimulimi i kërkimeve shkencore, përfshirja e hulumtuesve në hapësirën evropiane si dhe kthimin e shkencës nëpër universitete, gjegjësisht fakultete apo institute shkencore.
Java e shkencës do t’i vazhdojë punimet për tri ditë me radhë./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos