LAJMI I FUNDIT:

Lunacek: Serbia duhet ta njohë Kosovën

Lunacek: Serbia duhet ta njohë Kosovën

Kosova do ta ketë përkrahjen e plotë të Parlamentit Evropian në momentin kur rekomandimi për liberalizimin e vizave do të shkojë atje.

Kështu ka thënë nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri”.

Lunacek i ka bërë thirrje edhe klasës politike kosovare që të investojë në një përpjekje të përbashkët me shoqërinë civile dhe kosovarët e shquar që t’i bindin hezituesit nga 28 ministrat e Brendshëm të Këshillit të Evropës.


Lunacek ka shtuar për “Zërin” se shpreson që së shpejti Kosova do të jetë pjesë e të gjitha organeve të OKB-së. Raportuesja për Kosovën në BE ka folur edhe për zgjedhjet serbe në Kosovë dhe sjelljen e pahijshme të disa zyrtarëve serbë.

Ndërkohë duke folur për Gjykatën Speciale, Lunacek i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i sigurojë fondet e mjaftueshme për funksionalizimin e saj.

Ajo ka ripërsëritur se Serbia nuk ka të ardhme në BE pa njohjen e Kosovës. Lunacek ka folur edhe për shumë çështje të tjera, ndërsa ka përfunduar duke thënë se shpreson që në 10 vite edhe Kosova do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori