LAJMI I FUNDIT:

Stavileci viziton hidrocentralin Albaniku në Mitrovicë

Stavileci viziton hidrocentralin Albaniku në Mitrovicë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci me bashkëpunëtorë sot do të zhvillojë një vizitë pune në hidrocentralet që ndodhen në proces të ndërtimit Albaniku I, II, III, IV, që ndërtohen në lumin Bistrica (degëve të lumit Ibër), Komuna e Mitrovicës, investim i Kompanisë e HIDROLINE shpk.

Vizita e ministrit Stavileci tregon mbështetjen që MZHE-ja, u jep investimeve private në Burime të Rinovueshme të Energjisë, si një nga prioritetet e e Ministrisë që ka për qëllim diversifikimin e burimeve të energjisë në vend.

Kosova është nënshkruese e Traktatit për Themelimin e Komunitetit të Energjisë (TKE) të Evropës Juglindore, i cili ka hyrë në fuqi në Qershor 2006. Në këtë kontekst, Qeveria e Kosovës është e angazhuar substancialisht për të zhvilluar sektorin e energjisë në përputhje me kërkesat e TKE-së. Ky Traktat obligon implementimin e ‘Acquis Communnitaire’ nga ana e secilës palë nënshkruese, sipas një kalendari për zbatim të reformave të kërkuara.


Ky projekt do të zvogëlojë importin e energjisë, do të mundësojë punësim të përhershëm të disa inxhinierëve dhe punonjës tjerë dhe mbi të gjitha do të kontribuojë në arritjen e cakut të konsumit nga burimet e renovueshme. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori