LAJMI I FUNDIT:

Rama: Uroj që sot të votohet reforma në drejtësi

Rama: Uroj që sot të votohet reforma në drejtësi

Në Ditën e Europës, Ministria e Integrimit organizoi një ceremoni në sheshin “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama shprehu dëshirën që reforma në drejtësi të votohet në parim që sot.

“Uroj që sot të votohet në parim drafti i reformës në drejtësi. Nuk do të lejohet asnjë përjashtim dhe nuk do të jetë e vështirë të ketë dakortësi mes partive. Pika që bëhet objekt diskutimi dhe që shumëkush e mori si amnisti për ata që i kanë shpëtuar drejtësisë, tregon që edhe miqtë e partnerët tanë janë të gabueshëm. Sot është dita për të folur për Europën dhe është një 9 maj i duhur për ne sepse jemi më pranë se asnjëherë më parë çeljes së negociatave për në BE”, tha Rama.


Ndërsa ministrja Klajda Gjosha theksoi se “ndodhemi në zonën tranzit, për të arritur në destinacionin BE”, duke shtuar se “besë nuk përmbushim 5 prioritetet kyçe, nuk do të arrijmë në destinacion”.

Gjosha i bëri thirrje edhe politikanëve që të miratojnë reformën në drejtësi: “Nuk duhet të mbetemi përjetësisht në këtë tranzit”./Telegrafi/