LAJMI I FUNDIT:

Lirohen gazetarët spanjollë pas 10 muajve peng nga terroristët

Lirohen gazetarët spanjollë pas 10 muajve peng nga terroristët

Tre gazetarë spanjollë, të cilët ishin kidnapuar derisa ishin duke punuar në Siri gjatë vitit të kaluar, janë liruar dhe kanë arritur në Madrid, ku u pritën nga shokët dhe familjarët e tyre.

Antonio Pampliega, Jose Manuel Lopez and Angel Sastre, ishin zhdukur para 10 muajve, derisa ishin duke raportuar për luftën në qytetin sirian, Aleppo.


Ata për 10 muaj kishin qenë robër të organizatave terroriste që ishin në krye të qytetit të Aleppos.

Gazetarët nga Siria erdhën me një avion spanjoll të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, por akoma nuk janë bërë të ditura shkaqet se si u liruan gazetarët.

Në një deklaratë për media, zyra e kryeministrit ka falënderuar vendet aleate, që kanë ofruar ndihmë për lirimin e tyre.