Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, paralajmëron se aksionet e kësaj jave nuk do të jenë të fundit sa i përket uzurpimeve të pronave publike dhe private.
Numri një i Prokurorisë së Shtetit paralajmëroi se prokuroria ka në shënjestër edhe 32 raste, të tjera të cilat kanë të bëjnë me vepra penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Lumezi, me qëllim të mbrojtjes së hetimeve, nuk ka dashur të zbulojë detaje konkrete rreth këtyre rasteve.
“Nuk mund të ju them se cilat janë rastet tjera, por i kemi disa raste në procedurë penale dhe sapo që të sigurojmë prova për ngritjen e akteve akuzuese ne ato do ti bëjmë publike nëpërmjet dërgimit të tyre në gjykata. Ju thashë se ne i kemi shenjëstruar diku rreth 32 raste. Në 15 raste kemi ngritur akte akuzuese, ndërsa raste të tjera janë në fazën e hetimeve dhe nuk mund t’ju them se për cilat raste bëhet fjalë. Ngase, ekziston rreziku se mund të dëmtojmë hetimin, por edhe integritetin dhe dinjitetin e personave të cilët janë në procedurë penale”, deklaron për kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi për KP.
Ai po ashtu tha se ngritja e aktakuzave të fundit në rastin e uzurpatorëve dhe ato që janë në procedurë, nuk kanë ndonjë lidhje me liberalizimin e vizave. Lumezi tregon EULEX-i është në proces të hetimeve edhe të një rasti që lidhet me privatizimin.
“Jo nuk lidhet me liberalizimin e vizave. Ne këto raste i kemi filluar para dy viteve që ti hetojmë dhe tani është koha e përfundimit të hetimeve edhe patjetër që prokuroria duhet të dal me një vendim. Me vendim për pushim të hetimeve apo ngritje të aktit akuzues. Te rastet e privatizimit do të ketë raste që do t’i largojmë personat të cilët kanë hyrë në mënyrë të kundërligjshme nëpër objekte të cilat janë privatizuar nga AKP-ja. Ndërsa sa i përket hetimeve për procesin e privatizimit është një lëndë e cila është duke u trajtuar nga prokurorët special ndërkombëtar të EULEX-it dhe aty do të shikojmë gjatë hetimeve se çfarë rezultate do të ketë”, tha Lumezi.
I pyetur se nëse janë duke u hetuar edhe persona që janë në politikë, siç raportohet së fundi nga burime të ndryshme mediatike për mundësinë e hapjes së hetimeve ndaj ‘peshqve të mëdhenj’, Aleksandër Lumezi nuk pranon të bëjë dallime duke mos dhënë edhe detaje dhe emra.
“Ne nuk i klasifikojmë personat të cilët janë të dyshuar si ‘peshqit e mëdhenj dhe peshqit e vegjël’. Ne i klasifikojmë në bazë të veprimeve të cilat ata i ndërmarrin. Për të gjithë ata persona, pavarësisht se në çfarë pozite janë, nëse kemi informacion dhe prova të mjaftueshme, sigurisht që do të fillojmë ndjekjen penale ndaj tyre. Mirëpo kjo është një gjë tjetër që të kemi dyshim të arsyeshëm se është kryer një vepër penale. Ndërsa është krejt gjë tjetër që të sigurojmë prova dhe informacione në bazë të cilave do të ngrinim një aktakuzë dhe të kemi një gjykim të suksesshëm. Nuk i dallojmë politikanët nga qytetarët e thjeshtë, për ne janë kryerës të veprave penale pavarësisht a janë politikanë apo janë qytetarë të thjeshtë, ose janë biznesmen. Ata që bien ndesh me ligjin, ne e kemi detyrë ligjore dhe kushtetuese që të fillojmë dhe zhvillojmë procedurën penale ndaj tyre”, tha Lumezi.
Përndryshe, Prokuroria e Shteti në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe Ferizaj, kishte ndërmarrë të premten një aksion me çka janë liruar disa objekte të uzurpuara. Procedura penale kundër uzurpatorëve do të zhvillohen më tutje pranë gjykatave kompetente. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë