LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: “Vetëvendosja” duhet të na bashkohet në protestë

Krasniqi: “Vetëvendosja” duhet të na bashkohet në protestë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të partisë “Nisma për Kosovën”, Jakup Krasniqi, në një intervistë për gazetën “Zëri”, ka thënë se partia e tij nuk ka vendosur vija të kuqe për koalicion qeverisës me asnjërën parti politike, duke përfshirë edhe Partinë Demokratike të Kosovës, subjektin nga e cila u shkëput dikur.

Sipas tij, qeverisja me qytetarët do të ishte më e rëndësishme, por nëse zgjedhjet mbahen shpejt, atëherë “vija të kuqe nuk ka”.

Krasniqi po ashtu ka folur edhe për largimet e fundit të disa nëndegëve të “Nismës”, të cilat, sipas tij, kanë qenë jodemokratike. Ish-kryeparlamentari kosovar thotë se anëtarët të cilët janë larguar i kanë shërbyer më shumë partive të tjera sesa partisë amë. Sipas tij, këto largime mund të quhen edhe kontrabandime dhe manipulime me njerëz. Por, siç thotë Krasniqi, partia e tij nuk ka dashur të merret me “Vetëvendosjen”, partitë tjetër opozitare, edhe pse të ikurit e “Nismës” i janë bashkuar LVV-së.


“Edhe partia tjetër opozitare do të duhej t’i bashkohej kësaj proteste sepse protesta i ka kërkesat e njëjta si më herët si opozitë e bashkuar. Kauzat nacionale ka edhe shumë probleme tjera për të protestuar. Një nga to janë keqpërdorimet me pronat shoqërore, me pronat komunale, tjetërsimi i pronave, mosfunksioni i ligjit, mosfunksionimi i shtetit të së drejtës, këto janë problemet për të cilat duhet të protestohet jo vetëm për kauzat nacionale”.

“Po ashtu kapja e shtetit është shumë e dëmshme, ku kemi edhe korrupsion dhe izolim dhe janë shenja ku kjo qeverisje duhet të dorëhiqet. Pushtetin nuk duam ta marrim me dhunë, por qytetari të vendosë për të ardhmen e tyre”.

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Lajme
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Lajme
Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Lajme
Kalo në kategori