LAJMI I FUNDIT:

Një javë para protestës së opozitës, vetëm 500 vetë të interesuar për të

Një javë para protestës së opozitës, vetëm 500 vetë të interesuar për të

Vetëm 341 persona kanë konfirmuar deri tash pjesëmarrjen në protestën që “boshti opozitar” i përbërë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë thirrur për 14 maj. Edhe 161 persona të tjerë kanë thënë se janë të interesuar për këtë aktivitet, një javë para se ai të mbahet.

Kjo nga rreth 4 mijë e 700 persona që janë ftuar për protestën që partia e Ramush Haradinajt e ajo e Fatmir Limajt e kanë thirrur pa Lëvizjen Vetëvendosje që dikur organizonin bashkë kundërshtimin kundër Qeverisa PDK-LDK dhe vendimeve të saj për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionit me Malin e Zi, e të cilat nga opozita konsiderohen të dëmshme për vendin, raporton Koha.net.

Është fjala për faqen e veçantë në Facebook që është hapur enkas për thirrjen për protestë, dhe mbase kjo nuk mund të jetë indikatori kryesor i masivitetit të protestës së 14 majit.


“Ftojmë të gjithë qytetarët që janë të pakënaqur me gjendjen e sotme në Kosovë, që me datën 14 Maj në orën 14, të protestojmë në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Ta ngrisim Zërin kundër Qeverisë antikushtetuese!”, thuhet në thirrjen e Boshtit…

Këtij postimi në rrjetin më të popullarizuar social madje i është bërë edhe pagesë për shpërndarje.

AAK e Nisma kanë thirrur për të shtunën e 14 majit, si vazhdimësi e protestave që i ka organizuar “Opozita e Bashkuar” kundër qeverisë që e kanë quajtur antikushtetuese. Këto dy parti në njërën anë e Vetëvendosje në anën tjetër i ndan rrugët e opozitarizmit në vend kur nisën të flasin për përpilimin e listës së përbashkët për zgjedhjet e parakohshme të cilat i dëshironin, si dhe për atë se kujt i takon bartësi i listës e kujt mandatari për kryeministër.

Vetëvendosje ka deklaruar se nuk do të përkrah protestën e thirrur nga AAK e Nisma, përcjell koha.net.

Në dy protestat që i kishin organizuar bashkë të tria subjektet kishin marrë pjesë dhjetëra mijëra qytetarë.

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Lajme
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Lajme
Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Lajme
Kalo në kategori