LAJMI I FUNDIT:

Ndaj Isa Mustafës kishte fletë-arrest (Dokument)

Ndaj Isa Mustafës kishte fletë-arrest (Dokument)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë viteve të 90-ta ishte në kërkim dhe, ndaj tij, ishte lëshuar një fletë arrest nga regjimi i Serbisë.

Mustafa ndonëse se nga shumë kush në Kosovë është cilësuar si bashkëpunëtor i Rrahman Morinës, ai së bashku me 6 persona tjerë kërkohej për arrestim për shkak se kërkonin pavarësimin e Kosovës.

Sipas një vendimi të gjykatës që Qarkut në Prishtinë me numër Kio.br.210/90 të 21 shtator 1990 figuron se ndaj tij ishte hapur procedurë hetimore në mungesë.


Sipas këtij vendimi, ndër shtatë personave që mbanin pozita të larta asokohe, ishte lëshuar urdhri për arrestimin e kryeministrit aktual Isa Mustafa me arsyetimin se në muajin korrik të atij viti në Prishtinë kanë krijuar grupin me qëllim që përmes rrugës antikushtetuese të ndryshojnë kufijtë e Serbisë dhe të shpallin Kosovën Republikë.

Vendimi-për-arrest-të-Isa-Mustafës-4

I njëjtit akuzohet se në disa mbledhje sekrete nëpër banesa private, organizata punuese në Prishtinë si dhe vende të tjera së bashku me të tjerët janë marrë vesh të veprojnë në pamundësimin e zbatimit të ligjit për shpërbërjen e parlamentit asokohe të KSA të Kosovës dhe masave të organeve shtetërore të Serbisë për të paralizuar jetën në krahinë që të sillet Kushtetuta për shpalljen e Republikës së Kosovës dhe që në aktivitetet e tilla të kërkojnë mbështetje të Republikat tjera të Federatës, shkruan Kosova.info.

Ai ishte i përndjekur politik ndaj të cilit ishte shpallur fletëarresti dhe zhvillim i hetimeve në cilësinë e anëtarit të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës.

Në këtë cilësi Mustafa thuhet se ka marrë pjesë në shumicën e mbledhjeve e më pas në Zagreb bashkë me Lekë Vuksanaj, sekretar krahinor për punë, kanë iniciuar krijimin e fondit për ndihmë materiale shqiptarëve të cilët kanë braktisur “Vullnetarisht” punën dhe ka kontaktuar përfaqësuesit e autorizuar të organizatës “Nënë Terezë” përmes së cilës kjo ndihmë është dashur të mblidhet. Në mesin e tyre ishte edhe Agim Malaj i cili thuhet se ka marrë detyrë që përmes RTV Prishtina të punojë në formimin e opinionit publik për rezistencë ndaj masave të organeve shtetërore të Serbisë.

Vendimi-për-arrest-të-Isa-Mustafës-2-768x431
Vendimi-për-arrest-të-Isa-Mustafës-3-768x431

Sipas vendimit, kundër të akuzuarve përcaktohet masa e paraburgimit që do tu llogaritet nga dita e arrestimit.

Në arsyetim thuhet se Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka parashtruar kërkesë për fillimin e hetimeve kundër të njëjtëve për shkak të dyshimit të bazuar që kanë kryer vepër penale të bashkimit me qëllim të veprimtarisë armiqësore nga neni 136 pika I lidhur me nenin 116 pika 2, të ligjit penal të RSFJ-së dhe ka propozuar që kundër të akuzuarve të caktohet masa e paraburgimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori