LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Thaçi uron komunitetin goran

Presidenti Thaçi uron komunitetin goran

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 6 majit, ditës së komunitetit goran, i ka uruar pjesëtarët e këtij komuniteti në Kosovë.

“Përmes një mesazhi urimi, presidenti Thaçi ka thënë se do të vazhdojë t’i mbështesë të gjitha komunitetet joshumicë në vend, për integrimin e tyre të plotë në shoqërinë kosovare”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

“Në këtë ditë të shënuar për komunitetit goran, uroj të kaloni sa më gëzueshëm pranë familjeve tuaj. Si President i Republikës së Kosovës do të angazhohem që të rrisë edhe më shumë unitetin dhe bashkëpunimin në mes të të gjitha komuniteteve në shoqërinë tonë”, citohet të ketë thënë presidenti Thaçi në urimin e tij, duke shtuar se komunitetet joshumicë janë dëshmi e harmonisë ndëretnike dhe ndërfetare në Republikën e Kosovës.