LAJMI I FUNDIT:

Alarm: Po shkatërrohet Prizreni! (Video)

Alarm: Po shkatërrohet Prizreni! (Video)

Brenda pak kohësh, njohës e ata që merren me trashëgimi kulturore, parashikojnë që lagje të tëra në Prizren, në Qendrën Historike, mund të rrënohen, raporton KTV.

Kjo tregon se është rezultat i mospunës 17-vjeçare që ka ndodhur si nga Komuna, ashtu edhe nga Ministria e Kulturës.

Shtëpitë që mbrohen me ligj, të vjetra qindravjeçare, por të mbushura me mbeturina, të rrënuara ose në prag të rrëzimit. Dinamika e krimit është në rritje, vlerësojnë aktivistë të shoqërisë civile në Prizren.


Politikisht, institucionet nuk janë të interesuara që ta mbrojnë Prizrenin, ka thënë për KTV-në, Arben Morina, që e udhëheq Këshillin për Trashëgimi Kulturore.

Ai tregon se Ministria e Kulturës, që udhëhiqet nga Kujtim Shala i LDK-së, ka ndarë së fundmi 1.1 milionë euro për Gjilanin dhe 850 mijë për Pejën. Që të dyja qytetet drejtohen nga kryetar të LDK-së.

Samir Hoxha, që e udhëheq Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore, pjesë e Ministrisë, ka thënë për KohaVisionin se ka alarmuar disa herë ministrinë dhe Komunën, por ka moskujdes të vazhdueshëm për Qendrën Historike të Prizrenit.

Dëmtimi i trashëgimisë kulturore është vepër penale që sipas Kodit Penal të Kosovës, dënohet me gjobë ose deri në 3 vjet burgim.

ARTA_PRIZRENI_HISTORIK_06_05 from Koha.net on Vimeo.