LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet nëndetësja me të cilën Hitleri dhe Eva kishin ikur nga Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore (Dokument)

Zbulohet nëndetësja me të cilën Hitleri dhe Eva kishin ikur nga Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore (Dokument)

FBI në ueb-faqen e saj ka publikuar një dokument, që tregon se qeveria e dinte se Adolf Hitleri ishte gjallë dhe mirë, dhe se ka jetuar gjatë në Andet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kurse me këtë çështje janë marrë edhe grupi i hakerëve “Anonymous”.

Opinioni publik ishte njoftuar me versionin, që thuhet se Hiterli më 30 prill të vitit 1945 kishte kryer vetëvrasje në bunkerin e tij nëntokësor. Kurse trupi i tij është gjetur dhe identifikuar nga forcat sovjetike, transmeton Telegrafi.

Sipas dokumenteve të cilat i ka publikuar FBI, është konstatuar se udhëheqësi më i famshëm në histori, ka ikur nga Gjermania dhe ka jetuar i qetë në Andet e Amerikës së Jugut.


Gjithashtu, së fundmi në internet është shfaqur një fotografi e Hitlerit (95) derisa pozonte përkrah të dashurës së tij në Brazil në vitin 1984.

Hitleri 2

Dokumentet e publikuara së fundmi, dëshmojnë se çifti nuk kishte kryer vetëvrasje, por përkundrazi ishte ndihmuar nga Alen Dulce, drejtor i Zyrës së Shërbimeve Strategjike.

Në dokumente thuhet se FBI ishte në dijeni për nëndetësen misterioze e cila kishte dërguar udhëheqësit nazistë në bregdetin argjentinas, dhe se kanë jetuar gjatë gjithë kohës në Ande.

Në një letër që kishte mbërritur në Los Anxhelos në vitin 1945, një informator anonim ishte dakorduar për shkëmbim informacionesh nëse i mundësohet azili politik. Atë çfarë kishte thënë kishte habitur agjentët, transmeton Telegrafi.

Ai ishte një nga katër personat që e kanë parë nëndetësen misterioze. Sipas tregimit të tij, dy nëndetëset misterioze kishin mbërritur në brigjet e Argjentinës, kurse në njërën prej tyre kanë qenë Hitleri dhe Eva.

Hitleri 3

Qeveria argjentinase jo që kishte pritur ish-diktatorin, por edhe e kishte ndihmuar të fshihet. Kurse FBI kurrë nuk i ka hetuar gjurmët e reja.

Ndoshta prova më e fortë që Hitleri i mbijetoi rrëzimit të Rajhut të Tretë qëndron tek Rusia. Pas pushtimit të Gjermanisë nga ana e sovjetikëve, gjurmët e mbetura të diktatorit janë fshehur shpejt dhe janë dërguar në Rusi ku prej atëherë askush nuk i ka parë.

Por në vitin 2009, arkeologut Nicholas Belaton iu lejua të kryej testin e ADN-së. Mostrat e Hitlerit nuk janë përputhur me ato ekzistueset sikurse edhe ato të Eva Braun. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Ursula von der Leyen ndihmoi një pasagjer që u sëmurë në aeroplan

Ursula von der Leyen ndihmoi një pasagjer që u sëmurë në aeroplan

Evropa
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Amerika
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Kalo në kategori