Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), përshëndet vendimin e vonuar të Komisionit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës në zonën Shengen.
Lëvizja e lirë e qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës ishte sanksionuar nga vendet e BE-së qysh para 25 viteve, jo për fajin e Kosovës, por për shkak të shpërbërjes së Jugosllavisë dhe luftërave në Ballkan.
Kosova mbeti e fundit e izoluar jo vetëm nga vendet e BE-së, por edhe nga disa vende të Ballkanit, ku së fundi tashmë kemi një sinjal të qartë për lëvizjen e lirë të qytetarëve.
“Kosova e varfër për izolimin e bërë nga BE-ja pagoi mbi 300 milionë euro për marrje të vizave që nga pas lufta e këndej dhe ky ishte ndëshkimi i më madh financiar për të gjithë, sepse vendet e tjera që iniciuan luftërat dhe prishen marrëdhëniet me BE-në, ata u shpërblyen më herët nga BE-ja për lëvizjen e qytetarëve të tyre”, thekson komunikata e AKB-së.
Sot Kosova e fundit i bashkohet vendeve të tjera për lëvizjen e lirë të bizneseve dhe qytetarëve dhe që në të kaluarën shumë biznese humben kontakte, por edhe mundësi për të zhvilluar bizneset me homologët nga vendet evropiane për shkak të politikës selektive që u aplikua ndaj kosovarëve.
“Por kjo nuk është fundi, është një fillim i ri për ne, vendi duhet që të ndjek hapat dhe kriteret e shteteve të integruara në BE, sesi duhet ti shfrytëzojmë këto lehtësira të vonuara, ku parashihet që të kemi lëvizje të lirë për biznes, turizëm dhe shteti familjare, por jo edhe qëndrim e punësim në vendet e BE-së”.
Këto janë kritere që duhet ti respektojnë të gjithë, sepse Kosova edhe pse e fundit e fitoi këtë të drejtë mund të sanksionohet nëse fluksi i qytetarëve mund të rritet drejt BE-së për të kërkuar azil apo forma të tjera strehimi, e që nuk janë pjesë e marrëveshjes së lëvizjes së lirë në zonën Shengen.
Qeveria e Kosovës, duhet të vazhdoi reformat ekonomike, politike dhe demokratike në mënyrë që të vazhdoi bashkëpunimi me BE-në sipas standardeve të saj. Në anën institucionet duhet t’iu krijojnë parakushte bizneseve e qytetarëve për të punuar e jetuar në Kosovë, duke parandaluar dëshirën për braktisur vendin për kushte më të mira për jetës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Zgjedhjet zvarrisin ekzekutimin e 61 milionë eurove nga BE-ja për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite