LAJMI I FUNDIT:

Në këtë fotografi janë 11 gjëra, që do mund ta lëndonin rëndë fëmijën

Në këtë fotografi janë 11 gjëra, që do mund ta lëndonin rëndë fëmijën

Nëse mendoni se keni shtëpi të sigurt, për të lënë një fëmijë të bredhë i lirë, shikoni me kujdes këtë fotografi.

Në shikim të parë duket sikur gjithçka është në rregull, por ka 11 elemente, të cilat mund ta lëndojnë keq fëmijën, transmeton Telegrafi.


1. Priza e pambuluar, është një rrezik permanent për një fëmijë që nuk di se çfarë është rryma.

2. Litarët apo gajtanët e roletave, kanë treguar në shumë raste, se mund të lidhen për fytin e fëmijës, duke e lënë të vdekur në vend.

3. Vetëm një lëvizje e komodinës, mund ta rrëzojë televizionin e sheshtë dhe të pasiguruar, që mund të bie sipër fëmijës së vogël.

4. Afrimi te oxhaku që është duke u ndezur dhe prekja e metalit mbrojtës, mund të shkaktonte djegie të menjëhershme të lëkurës së butë të foshnjës.

5. Eksplorimi në çantën e hapur, është i dëmshëm sepse mund të bie në kontakt me produkte kozmetike, që do të ishin helmuese nëse hahen. Në anën tjetër, mund të ketë edhe diçka të mprehtë.

Në këtë fotografi janë 11 gjëra qe do te mund ta lendonin rende femijen foto 2

6. Tehet e mprehta të tavolinave, kanë qenë ‘armiqtë’ më të mëdhenj gjatë rritjes së secilit fëmijë.

7. Gjëja e parë që bën një fëmijë i vogël kur sheh monedha, është të përpiqet t’i përpijë ato.

8. Balona dhe peri që ka poshtë, janë të papërshtatshme për të vegjlit, nëse në afërsi nuk është ndonjë i rritur.

9. Lënia e pajisjes për hekurosje, qoftë edhe i fikur, do kishte pasoja të mëdha nëse lëvizet nga të vegjlit.

10. Pasqyra e pjerrët është rrezik i madh, sepse fëmijët mund ta qëllojnë, teksa provojnë të luajnë.

11. Pakot me rrobe të lara apo të palara, si dhe detergjentet e ndryshme, kërkohet të lihen në pjesë të larta, ku kanë qasje vetëm të rriturit. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Java e 15-të e shtatzënisë: Barku juaj tashmë po merr formë dhe bebja juaj po argëtohet në lëngun amniotik

Java e 15-të e shtatzënisë: Barku juaj tashmë po merr formë dhe bebja juaj po argëtohet në lëngun amniotik

Shtatzëna
Java e katërt e shtatzënisë: Menstruacionet nuk vijnë dhe testi tregon një rezultat pozitiv

Java e katërt e shtatzënisë: Menstruacionet nuk vijnë dhe testi tregon një rezultat pozitiv

Shtatzëna
Çfarë duhet të dini për përdorimin e vibratorit: Gjithnjë e më shumë gra po e praktikojnë, por çfarë ndikimi ka në shëndet?

Çfarë duhet të dini për përdorimin e vibratorit: Gjithnjë e më shumë gra po e praktikojnë, por çfarë ndikimi ka në shëndet?

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori