LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Policia bëri detyrën për rastin e Frrokut

Tahiri: Policia bëri detyrën për rastin e Frrokut
Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, duke folur gjate ceremonise se inagurimit te zyrave te reja "One Stop Shop", ne ambientet e Drejtorise se Policise se Tiranes. /r/n/r/nMinister of Interior Saimir Tahiri, speaks, during the inauguration ceremony of new offices "One Stop Shop" in the premises of the Police Directorate of Tirana.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, deklaroi sot në një prononcim për mediat se policia ka bërë detyrën e saj për rastin e Arben Frrokut.

Deklarata e ministrit vjen një ditë pasi Ministria e Drejtësisë nisi zyrtarisht kërkesën për autoritetet holandeze, për ekstradimin e Arben Frrokut. Ky i fundit është dënuar përjetë për vrasjen e kryer në vitin 2013 ndaj kryekomisarit Dritan Lamaj.

Tahiri mbajti një fjalim në Akademinë e Sigurisë në nder të policëve të rënë në krye të detyrës me rastin e Ditës së Dëshmorëve.


Pyetje: A ka nisur ndonjë hetim për vonesën e procedurave, pasi siç kemi mësuar problem kanë qenë shenjat e gishtave të zotit Frroku, të cilat nuk ishin në sistem?

Ministri Tahiri: Unë kam kërkuar personalisht një vlerësim të të gjitha veprimeve të policisë nga partnerët ndërkombëtarë që ditën që është marrë vesh lajmi. Partnerët ndërkombëtarë dhe misionet e ekspertizës në Shqipëri kanë hetuar në mënyrë të pavarur mënyrën si ka vepruar Policia e Shtetit. Dje është bërë raporti. I është dorëzuar të gjithë partnerëve. Dhe Policia e Shtetit ka bërë gjithçka konform ligjit. Kështu që…

Pyetje: Përse nuk ishte shpallur në kërkim në faqen e Interpol-it?

Ministri Tahiri: Ju lutem më lini të mbaroj. Kaq mund të mjaftojë për këdo që ka ende kuriozitetin nëse Policia e Shtetit vepron sipas ligjit apo jo. Përtej kësaj, vijoj ta theksoj, më e rëndësishme se gjithçka tjetër është reforma në drejtësi. Ka shqiptarë që kanë dhënë jetën për ta bërë këtë vend më të drejtë. Nga ne sot kërkohet që të japim votën, ndaj është themelore që në kujtim të atyre që sakrifikuan jetën dhe mbi të gjitha në respekt të familjeve të dëshmorëve e të gjithë shqiptarëve që sot me të drejtë presin një Shqipëri më të drejtë, ne të mos vonohemi asnjë orë më shumë dhe të votojmë reformën në drejtësi.

Sot nuk kërkohet më luftë e sakrificë sublime për ta bërë Shqipërinë më të drejtë. Sot kërkohet vetëdije e lartë qytetare, moral i shëndoshë nga të gjithë, për të bërë të mundur që reforma në drejtësi të jetë realitet. Ta votojmë një orë e më parë në mënyrë që Shqipëria realisht të hyjë në rrugën ku mund t’i garantojmë qytetarëve tanë, siguri dhe drejtësi.

Dritan Lamaj, ish-shef i Komisariatit nr.6 në Tiranë, u ekzekutua nga breshëri kallashnikovi në zonën e “Vasil Shantos”. /Shekulli Online//Telegrafi/