LAJMI I FUNDIT:

Basha: Drejtësia dhe zgjedhjet e lira, kusht për integrimin

Basha: Drejtësia dhe zgjedhjet e lira, kusht për integrimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjese në Samitin e Partisë Popullore Europiane për Ballkanin Perëndimor në Bruksel. Në këtë takim, drejtues të PPE dhe grupit të saj parlamentar e vunë theksin tek garantimi i shtetit ligjor, luftës kundër korrupsionit, zbatimin e dekriminalizimit dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si kusht për avancimin e vendit drejt Bashkimit Europian.

Në fjalën e tij, Basha vlerësoi si historike për demokracinë shqiptare 4 majin, ditë në të cilën nis zbatimi i ligjit të dekriminalizimit për pastrimin e politikës dhe administratës nga të inkriminuarit.

“Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit është shumë i rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e një vendi që beson në vlerat demokratike e që i ndan këto vlera me vendet e BE dhe promovon njerëz me integritet dhe jo trafikantë, kriminelë e të korruptuar”, deklaroi Basha.


Ai u ndal edhe tek korrupsioni galopant i përhapur kudo në Shqipëri, duke theksuar se, “2.2 miliardë euro janë vjedhur në dy vjet, tendera janë dhënë vetëm për miqtë e kryeministrit, 90 milionë euro janë shpenzuar për luks qeveritar, ndërsa qytetarët shqiptarë shohin eksodin si të vetmen shpresë”.

“Ne jemi në familjen tonë politike dhe nga kjo familje kemi kërkuar gjithmonë mbështetje maksimale për qytetarët shqiptarë. Kam marrë dhe një mbështetje shumë të madhe për monitorimin e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit që hyn sot në fuqi, për largimin e parlamentarëve dhe kryebashkiakëve me rekorde kriminale dhe çdo zyrtari publik me rekorde kriminale siç e parashikon ligji. Për një reformë në drejtësi që nuk mbron por lufton krimin dhe korrupsionin. Por jo një reformë në letër për të cilën ka kaluar koha, ka dy vjet e gjysëm kjo qeveri që është angazhuar dhe nuk prodhon, madje nuk jep asnjë mundësi të prodhojë një dokument, sigurisht konsensual bazuar mbi parimet europiane, mbi normat e aprovuara nga Venecia. Më e rëndësishmja është implementimi i reformës në drejtësi. Sepse vetëm një reformë që implementohet, vetëm një BKH dhe një SPAK që krijohen do të jenë në gjendje të hetojnë ministrat e korruptuar, zyrtarët e korruptuar shqiptar, t’i çojnë para drejtësisë. Dhe natyrisht për reformën zgjedhore dhe për të cilën koha tashmë ka ardhur. Shqipëria nuk do të mund të hapë negociatat pa treguar se është në gjendje të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme e në veçanti me një qeveri që u kap dy herë në flagrancë duke shkatërruar zgjedhjet, në zgjedhjet lokale të vitit 2015 dhe zgjedhjet parciale në Korçë në vitin 2013”, deklaroi ai.

Një vend të veçantë në takim zunë dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Basha kërkoi dhe mori mbështetjen e Partisë Popullore Europiane, drejtuesve të grupit të saj parlamentarë në PE për të garantuar një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor, pa shit-blerje votash, intimidim votuesish dhe garantim të leximit të drejtë të vullnetit të zgjedhësve.

“Ne duam që shqiptarët me votë të vendosin lirisht fatin e tyre dhe vota është ajo që do të përcaktojë ndarjen me këtë oligarki. Por beteja me oligarkinë nuk është kaq e thjeshtë sepse oligarkia tenton ta asgjësojë votën e lirë, median e lirë, mendimin e lirë, shoqërinë civile, opozitën politike. Prandaj ndihma e institucioneve të Bashkimit Europian e Parlamentit Europian ka qenë shumë e rëndësishme, jetike, si në rastin e dekriminalizimit dhe do të jetë jetike edhe për hapat e tjerë që do të hedhim, e në veçanti tani për reformën zgjedhore për të cilën koha ka ardhur, si dhe për një reformë në drejtësi që nuk e mbron por e lufton korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e lidhur me qeveritarët”, tha Basha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori