LAJMI I FUNDIT:

Ligjëratë aderuese e Andrazh Çarni në ASHAM

Ligjëratë aderuese e Andrazh Çarni në ASHAM

Në Akademinë e shkencave dhe arteve të Maqedonisë, sot do të mbajë ligjëratë aderuese dr. Andrazh Çarni, këshilltari shkencor nga Sllovenia i cili u zgjodh për anëtar të ASHAM, jashtë përbërjes së punës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Tema e ligjëratës së tij aderuese do të jetë „Pyjet gjetherënëse në gadishullin Ballkanik“.


Me rastin e aderimit të Çarni në ASHAM, fjalë hyrëse do të ketë akademiku Donço Dimovski, ndërsa për kontributin shkencor të Prof. Dr. Andrazh Çarni do të flet akademiku Vlado Matevski.

Andrazh Çarni (Lubjanë, 1962) e ka hulumtuar vegjetacionin në Maqedoni dhe në rajon për më tepër se dy dekada për të cilën është dhe autor dhe bashkautor i më tepër librave dhe punimeve shkencore./Telegrafi/