LAJMI I FUNDIT:

Rexhepi: Koha për ratifikim të marrëveshjes me Malin e Zi

Rexhepi: Koha për ratifikim të marrëveshjes me Malin e Zi

Fisnik Rexhepi, koordinator i Ministrisë së Integrimeve për bisedimet me Bashkimin Evropian për vizat, thotë se tani është koha që Kosova të ratifikojë Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

Kjo çështje u përmend sot nga Komisioni Evropian në sqarimin për rekomandim për liberalizimin e vizave.


“Komisioni Evropian ka qenë i qartë kur ka bërë publik rekomandimin që deri në momentin kur të hyjë në fuqi liberalizimi i vizave, Kosova duhet të ratifikojë marrëveshjen me Malin e Zi. E dimë se kjo çështje është zgjatur për shkak që t’i japim kohë dialogut të brendshëm për të larguar të gjitha dilemat për marrëveshje. Pasi kjo u bë edhe nga komisionet ndërkombëtare, mendoj se është koha e duhur që tani të bëhet ratifikimi”, ka thënë Rexhepi në Interaktiv të KTV-së.

Rexhepi në Interaktiv ka thënë Qeveria e Kosovës beson se propozimi i Komisionit Evropian do të gjejë mbështetje edhe në Parlament Evropian edhe në Këshillin Evropian.

Ai ka thënë se për vendet e rajonit e gjithë procedura deri në liberalizim ka zgjatur nga katër muaj, por për Kosovën pret që kjo të jetë më e shpejtë.

“Është e pamundur të predikojmë se kur mund të lëvizim pa viza. Ekziston një dinamikë e përshpejtuar për të përmbyllur procesin për të gjitha katër vendet që presin liberalizimin”, ka shtuar Rexhepi.

Sipas tij, Kosova e ka merituar plotësisht rekomandimin dhe gëzon mbështetje të fuqishme nga shtetet anëtare të BE-së.

“Kemi mbështetje të fuqishme të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian sepse ky është rast i pastër dhe me plotë meritë. Në rastin e Kosovës është gjithçka meritore dhe për këtë kemi mbështetje”, ka thënë Rexhepi duke shtuar se për të shkuar diku pa viza duhet patjetër të kenë pasaportë biometrike. “Deri tani janë rreth 650 mijë qytetarë që kanë pasaporta biometrike dhe kjo është shtuar ditëve të fundit. Deri në momentin kur të mundësohet lëvizja pa viza, të gjithë qytetarët do të posedojnë pasaporta të tilla. Kemi kapacitete për ta menaxhuar çfarëdo fluksi në rritje. Madje mund të konsiderohet edhe të punohet me orar shtesë, por gjithsesi se të gjithë që aplikojnë do t’i marrin ato në afatin ligjor”.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori