LAJMI I FUNDIT:

Kupina: Liria e shtypit, liri e shtypjes

Kupina: Liria e shtypit, liri e shtypjes

Shifra e rasteve të kërcënimeve mbetet shqetësuese edhe për gazetarin e Kohës Ditore,Bekim Kupina.

“Liria e shtypit po shndërrohet në liri të shtypjes, ngase janë 24 raste të kërcënimeve për gazetarë më 2015”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.


Qeveria nuk do të duhej të frikohej nga puna e mediave të reja dhe si të tilla mos t’i cilësojë si gogol i lirisë së shprehjes, ka thënë Kupina.

“Nuk duhet që komunikimin e tyre ta bazojnë vetëm në rrjetet sociale. Dallimin mes politikës dhe gazetarisë do ta eliminonte transparenca nga institucionet”, ka thënë Kupina.

“Kemi raste kur njerëzit frikohen të flasin publikisht për një problem të tyre”, ka thënë ai, duke shtuar se ky trend në rritje vjen si pasojë e mungesës së transparencës.

Rasti i demarkacionit pasqyron problemin që kanë gazetarët me qasjen në informacion, ka thënë Bekim Kupina nga Koha Ditore, duke shtuar se si rezultat i kësaj ka mungesë të informacioneve mbi këtë çështje.

“Çështja e demarkacionit është çështje nacionale dhe gazetarët duhej të kishin qasje të plotë në informacion”, ka thënë ai.

Reagimet e subjekteve politike menjëherë pas publikimit të shkrimeve tregojnë së gazeta është referencë për këto subjekte.