LAJMI I FUNDIT:

Kështu ndodhi rekomandimi për heqjen e vizave (Video)

Kështu ndodhi rekomandimi për heqjen e vizave (Video)

Komisioni Evropian më në fund u ka propozuar qeverive evropiane heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, duke ua mundësuar kështu atyre që posedojnë pasaporta biometrike të udhëtojnë deri në 90 ditë në zonën Schengen, raporton KTV.

Nëpërmjet një komunikate për media, Komisioni Evropian pohon se propozimi është prezantuar bashkë me vlerësimin pozitiv, me të cilin konfirmohet se Kosova ka plotësuar kërkesat sa i përket udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

I pyetur për kohën se kur kosovarët do të kenë mundësi të lëvizin pa viza, komisionari evropian për migrim, Dimitris Avramoupoulos, ka thënë se kjo mund të zgjasë dy muaj e gjysmë deri në tre.
E që kjo të përshpejtohet, sipas tij, duhet të përmbushen të gjitha procedurat e parapara për këtë.


Më pas Avramopoulos, e ka mbajtur edhe një konferencë me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Skënder Hyseni, i cili e ka përgëzuar atë për këtë të arritur.

Kur propozimi të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli, qytetarët kosovarë me pasaporta biometrike nuk do të rreshtohen para dyerve të ambasadave në kërkim të vizave për qëndrime në shtetet e zonës Schengen, ku përjashtohet Britania e Madhe dhe Irlanda, deri në 90 ditë.

https://vimeo.com/165325444

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Kalo në kategori