LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore përkrah procesin e Berlinit

Banka Botërore përkrah procesin e Berlinit
????????????????????????????????????

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka pritur të mërkurën drejtorin e Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli dhe udhëheqësin e programit për zhvillim të qëndrueshëm në EJL, Raymond Bourdeax të cilët e njoftuan ministrin për mbështetjen që Banka Botërore po i jep përgatitjes së samitit të Parisit si vazhdimësi e procesit të Berlinit për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në fillim të muajit korrik.

Ministri Zharku i njoftoi ata me projektet infrastrukturore në Kosovë me theks të posaçëm në projektet e rrjetit bazë të EJL-së sikurse është vazhdimi i autostradës “Ibrahim Rugova” dhe rehabilitimi i linjës hekurudhore X. /Telegrafi/