LAJMI I FUNDIT:

“Lagjja a re” në Prizren me rrjet nëntokësor

“Lagjja a re” në Prizren me rrjet nëntokësor
SAMSUNG DIGIMAX A503

“Lagjja e re” në Prizren furnizohet me rrymë përmes rrjetit nëntokësor. KEDS në këtë lagje, në vend të shtyllave elektronike, ka vendosur rrjetin nëntokësor. Naim Arapi menaxher për projekte në KEDS tha se ky investim në infrastrukturën nëntokësore ka rritur sigurinë e furnizimit dhe kualitetin e shërbimeve.
“Në këtë lagje kemi eliminuar furnizimin nga shtyllat e drurit, që kanë qenë në gjendje të rëndë dhe me përçues të zhveshur ajror, që kanë paraqitur rrezik të përhershëm për qytetarët”, tregon ai.

Arapi thotë se në këtë lagje, KEDS ka vendosur edhe një trafo të re, 1000 kvA (kilovolt Apmer). “Trafoja në këtë lagje ka qenë e vjetër, prandaj është zëvendësuar me të ri”, thotë Arapi.

SAMSUNG DIGIMAX A503
SAMSUNG DIGIMAX A503

Ndërkaq, banorët e lagjes thonë se ky investim ka qenë i qëlluar dhe i domosdoshëm.
Flamur Kryeziu, qytetar i kësaj lagjeje tha se me këtë investim është përmirësuar furnizimi me energji elektrike. “Infrastrukturën e kemi pasur shumë të dobët. Tash krejt kabllot e rrymës janë nëntokësor”, shprehet ai.


Ai falënderon KEDS-in për këtë investim. “Uroj që investime të tilla të bëhen edhe në të ardhmen”, shprehet ai.

Menaxheri i projektit në KEDS Naim Arapi,tha se ky investim është bërë pikërisht për të përmisuar furnizimin me energji elektrike si dhe për të hequr rreziqet që banorët e lagjes kanë pasur për shkak t ë vjetërsisë së infrastrukturës. “Jemi të kënaqur me përfundimin e këtij projekti. Besojmë se kemi bërë një zgjidhje të mirë për konsumatorët e kësaj lagjeje”, tha Arapi. /Telegrafi/