LAJMI I FUNDIT:

Hahn: Zgjedhje po, por të pranuara nga bashkësia ndërkombëtare

Hahn: Zgjedhje po, por të pranuara nga bashkësia ndërkombëtare

Euro-komisari për politikë fqinjësore dhe për zgjerim Johannes Hahn, ka pohuar se vetëm zgjedhjet e besueshme janë zgjidhje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Euro-komisari për politikë fqinjësore dhe për zgjerim Johannes Hahn për Radio Evropa e Lirë ka deklaruar se në Maqedoni është me rëndësi të mbahen zgjedhje të cilat do të jenë të pranuara nga bashkësia ndërkombëtare. „Kjo do të thotë se duhet të ketë listë të pastruar zgjedhore, zgjedhjet duhet të jenë pa frikësim të kandidatëve, partive, personave. Kjo është ajo që ka rëndësi për momentin“, ka thënë Hahn.

Nga ana tjetër ambasadori amerikan në Maqedoni Jess Baily kontakton me partitë, ndërsa ai evropian Orav partive u ka transmetuar shtatë rekomandime…


Në pyetjen nëse Marrëveshja e Përzhinos akoma ka ardhmëri edhe përkundër protestave në Maqedoni, Hahn thotë: „Ka. Kemi pasur përvojë kur zakonisht të gjithë afatet e ndryshme ishin përmbushur ashtu siç ishin akorduar që në fillim, ose me pak vonesë. Prandaj beteja finale është të ketë zgjedhje“./Telegrafi/