LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Sigurimit diskuton sot për Aleppon

Këshilli i Sigurimit diskuton sot për Aleppon

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të takohet sot për të diskutuar rreth krizës në Aleppo të Sirisë, qytet ky i shndërruar në fushëbetejë kryesore për disa muaj.

Franca dhe Britania e Madhe e kanë thirrur këtë takim, përderisa Rusia tha se është duke insistuar në zgjatjen e armëpushimit në Aleppo.

Ambasadori francez, Francois Delattre, e ka përshkruar qytetin verior sirian si “qendër martire të rezistencës” ndaj presidentit sirian, Bashar Al-Assad, dhe e ka krahasuar qytetin me Sarajevën e rrethuar gjatë luftës së Bosnjës.


“Aleppo po digjet dhe është shumë e rëndësishme që ne të fokusohemi aty e ta kemi prioritet”, ka thënë ambasadori britanik, Matthew Rycroft.

Këshilli prej 15 vendeve anëtare do ta dëgjojë sot një raport nga zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara për çështje politike, Jeffrey Feltman, lidhur me situatën në Siri, ku luftimet e reja përfshijnë sulmet ajrore në spitale, ku vetëm gjatë ditës së djeshme mbetën të vrarë 19 persona, transmeton Rel.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha pas takimit në Moskë me të dërguarin special të Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, se po vazhdojnë përpjekjet për t’u dakorduar rreth ndaljes së luftimeve në Aleppo.

Një valë vdekjeprurëse nisi më 22 prill në këtë qytet sirian, duke lënë më shumë se 270 njerëz të vrarë.

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re

Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re

Serbia
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq

New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit

Serbia
Imazhe tronditëse të krijuara nga Inteligjenca Artificiale që “zbulojnë qytetet që do të përmbyten nga ngrohja globale deri në vitin 2100”

Imazhe tronditëse të krijuara nga Inteligjenca Artificiale që “zbulojnë qytetet që do të përmbyten nga ngrohja globale deri në vitin 2100”

Botë
Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit

Serbia
Shtëpia e Bardhë jep detaje lidhur me dronët misteriozë mbi New Jersey

Shtëpia e Bardhë jep detaje lidhur me dronët misteriozë mbi New Jersey

Amerika
Kryeministrja daneze në udhëtim të stuhishëm në BE ndërsa shqetësimi i Grenlandës rritet

Kryeministrja daneze në udhëtim të stuhishëm në BE ndërsa shqetësimi i Grenlandës rritet

Evropa
Kalo në kategori