LAJMI I FUNDIT:

Paditet studioja amerikane që bëri filmin për Gërdecin (Video)

Paditet studioja amerikane që bëri filmin për Gërdecin (Video)

Një nga personazhet ku është bazuar filmi “War Dogs” ka paditur “Warner Bross” së bashku me skenarist/regjisorin Todd Phillips dhe producentin Bradley Cooper.

‘War Dogs’ bazohet në historinë e vërtetë të dy shokëve “mallista”, Efraim Diveroli dhe David Packouz që u bënë tregtarë armësh kur fituan një kontratë 300 milionë dollarëshe nga qeveria për të furnizuar me armë aleatët e SHBA-së në Afganistan.


Siç mund të merret me të mend, situata del jashtë kontrollit dhe ata e gjejnë veten në telashe. Skenari është bazuar kryesisht në një artikull të Rolling Stone në 2011-ën dhe librin e mëvonshëm të Guy Lawson, por del se Diveroli nuk është dakord me këtë.

Në një padi të ngritur në Gjykatën e Distriktit Tampa, Florida, ai pretendon se është penguar në mënyrë të padrejtë të tregojë historinë e jetës së tij.

Diveroli pretendon se Lawson ka vazhduar ta kontaktojë pas publikimit të artikullit të parë, ndërsa ai ishte ende në burg, për ta kthyer artikullin në një libër, ku ai do të ishte bashkautor. Diveroli u pajtua për aq kohë sa Lawson do të mbante përmbajtjen konfidenciale dhe do të përfshinte Diverolin në çdo diskutim mbi shitjen e të drejtave të filmit, me të cilat Lawson ra dakord, sipas Diverolit. Megjithatë Lawson u shfaq si autor i vetëm kur “Arms and the Dudes” u publikua në 2015-ën.

Kështu që Diveroli krijoi kompaninë e tij “Incarcerated Entertainment” dhe shkroi një dorëshkrim mbi 360 faqe me titullin “Once a gunrunner” në përpjekje që t’i shiste filmit të drejtën e autorit.

Padia siç shkruan gazeta “Dita”, pretendon se partneri në biznes i Diverolit, Ross Reback, shkoi tek studio dhe u ofroi t’u jepte një kopje të dorëshkrimit në mënyrë që të diskutonte shitjen e të drejtave të historisë së jetës së Diverolit për filmin, mbi të cilin Phipllips kishte filluar tashmë punën bazuar në një artikull të Rolling Stone.

Sipas padisë, Diveroli dhe Reback janë kontaktuar më pas nga producenti Elliot Kahn dhe partneri i tij në biznes Simon Spira.

Kahn dhe Spira siguruan një kopje të dorëshkrimit, por Spira doli të ishte djali i Warner Bros, ekzekutivi Steven Spira.

Në padi thuhet se rreth kësaj periudhe, Phillips po bënte ripunime të skenarit në “War Dogs” dhe se Simon Spira mund t’ia ketë kaluar dorëshkrimin babait të tij për t’ia dhënë Phillips, duke i dhënë kështu një qasje të paautorizuar në të.

Diveroli po kërkon dëmshpërblim dhe akuzon kompaninë për mashtrim dhe shkelje të një marrëveshje konfidenciale, ashtu si dhe për shkeljen e një sërë ligjeve të Floridas. Warner Bros ka refuzuar të komentojë ngjarjen.

War Dogs me protagonist Jonah Hill në rolin e Diverolit dhe Miles Teller në rolin e Packouz do të shfaqet premier më 19 gusht.

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina
Bella Hadid tregon figurën e saj të mrekullueshme me një fustan të tejdukshëm, ndërsa promovon aromat e reja “Orebella”

Bella Hadid tregon figurën e saj të mrekullueshme me një fustan të tejdukshëm, ndërsa promovon aromat e reja “Orebella”

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kalo në kategori