Hetimi përfundimtar do ta tregojë arsyen se pse aeroplani i Turkish Airlines nuk preku pistën me rrota nga fillimi i pistës, por kur kishte kaluar gati gjysma e pistës. Rjedhimisht pista nuk i doli mjaftushëm dhe aeroplani përfundoi jasht saj. Aeroplanët e Turkish Airlines kanë pasur edhe më parë probleme në aterim.
Pista prej 3 kilometrash e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, nuk ka qenë e mjaftueshme për pilotin e Turkish Airlines, i cili të hënën ka mundur të shkakëtojë një aksident fatal për qindra persona që gjendeshin në bord të aeroplanit.
Rrotat e Aeroplanit të ‘Turkish Airlines’, prekën pistën e Aeroportit të Prishtinës, kur tashmë aeroplani kishte kaluar gjysmën e pistës, veprim i cili bëri që pjesa e mbetur e pistës të mos mjaftonte për të frenuar aeroplanin.
Ndaj edhe erdhi dalja e aeroplanit në tokë, një veprim ky që përveç rrezikut për pasagjerët, mbylli për gati dy ditë edhe Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës.
Informacionet e para të dhëna nga zyrtarët e Aviacionit Civil të Kosovës, thonë që po presin raportin përfundimtar të hetusve për të vërtetuar fajtorin që shkaktoi daljen jashtë piste të aeroplanit të ‘Turkish Airlines’.
“Fati i udhëtarëve në bordin e këtij aeroplani, ishte shiu dhe lloçi që bën që aeroplani të ndalej dhe të mos merrte flakë pas daljes nga pista dhe prekjes së dheut. Fat i madh në fatkeqësi që po binte shiu dhe i gjithë vendi ishte lloç. Ndryshe aeroplani do të merrte flakë kur të prekte dheun me shpejtësinë e madhe. Hetimet i kemi orientuar në këtë fakt. Pse piloti i Turkish Arlines preku pistën me rrota kur kishte kaluar pothuajse gjysma e pistës. Pse nuk u rikthye sërish për të qenë i sigurt”, tha një zyrtar i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, duke preferuar të mos citohet zyrtarish për shkak te hetimit që është duke u zhvilluar.
Sipas të dhënave zyrtare, aeroplani i Turkish Airlines ateroi në orën 19:32, derisa po kthehej nga Stambolli,ndërsa kushtet atmosferike ishin goxha të rënduara për shkak të shiut që po binte.
Zyrtarët e Aeroportit të Prishtinës përmendën vetëm kushtet e vështira atmosferike për incidentin në fjalë. Por asnjë fjalë nuk u tha se rrotat e aeroplanit të ‘Turkish Airlines’ prekën pistën kur aeroplani kishte kaluar gati gjysmën e pistës, që zyrtarët e aeroportit thonë se është arsyeja kryesore e daljes së aeroplanit jashtë piste.
Ky version i patreguar në media, që e bën fajtor kryesor pilotin e Turkish Airlines, nxit dilema të shumta për profesionalizmin, standardet dhe kushtet në të cilat punojnë pilotët dhe ndihmësit e tyre në kompaninë ‘Turkish Airlines’.
Nuk është hera e parë që pilotët e kësaj kompanie kryejnë aterimi të dhunshme. Pasagjerët që udhëtojnë me aeroplanë, konstatojnë njëzëri që dallimet në aterime në mes kompanive ‘Turkish Airlines’ dhe atyre perendimore si Austrian Airlines, British apo Lufthansa, ndryshojnë shumë.
Derisa te këto të fundit, aterimi është i butë, pothuajse i pavrjetshëm, tek ‘Turkish Airlines’ aterimet janë të dhunshme dhe prejkja e tokës është e dhunshme.
‘Turkish Airlines’,nuk është hera e parë që ka probleme me aterimet. Para disa kohësh, një aeroplan i ‘Turkish Airlienes’, u nda në dysh për shkak të aterimit apo përplajes së fuqishme me pistë.
Kjo ndodhi në vitin 2009 në Aeroportin e Amsterdamit. Gjithashtu, gjatë zbritjes, në vitin 2003, një avion i Turkish Airlines u rrëzua pranë qytetit lindor turk Dijarbakir, ku gjetën vdekjen 76 pasagjerë dhe ekuipazhi./infopress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje