LAJMI I FUNDIT:

Sherifi për largimet nga Nisma: Janë pazare personale dhe grupore

Sherifi për largimet nga Nisma: Janë pazare personale dhe grupore

Largimet e zyrtarëve partiakë kohëve të fundit kanë nisur të marrin përmasa më të mëdha.

E largimet më të mëdha po ndodhin nga subjektet opozitare.

Ajo e cila së fundmi është “goditur” nga disa largime të një pas njëshme është Nisma për Kosovën.


Ky subjekt ka marrë edhe sot “goditjen” e radhës, pasi që dega e saj në Ferizaj i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Tashmë ish- kryetari i Nismës në Ferizaj, Valon Ramadani tha se nuk i ka ndryshuar bindjet politike, por ka gjetur vetën në këtë subjekt.

“I takoj gjeneratës së re dhe dua të jem me të rinjtë. Nuk i kam ndryshuar bindjet politike i kam ato bindje por thjeshtë e kam gjetur vetën në këtë subjekt. LVV është treguar bindëse për ndryshimin”, tha ai.

Ndërkaq deklaratës së Rmadanit i është kundërpërgjigjur sekretari organizativ i Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi.

Sherifi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se dega e Nisma për Kosovën në Ferizaj është më e madhe se grupi i Valon Ramadanit dhe disa shokëve të tij.

“Tendencat që lëvizjet e individëve apo grupeve brenda kryesive të prezantohen si shuarje të krejt degës janë të ulta, manipulative dhe abuzive”, ka thënë Sherifi.

Ai ka shtuar se skena politike po kalon në një fazë të rirreshtimeve dhe në kuadër të kësaj, është e drejtë e secilit që të shkojë kah të dëshirojë.

“Koha do ta vërtetojë se këto lëvizje më shumë janë pazare personale dhe grupore sesa parimore”, u shpreh Sherifi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori