LAJMI I FUNDIT:

Hahn përmes Orav përcjell porositë deri tek liderët

Hahn përmes Orav përcjell porositë deri tek liderët

Komisari për zgjerim Johannes Hahn nuk u është drejtuar direkt me letër katër liderëve që të kërkojë rifillim të negociatave, njofton Telma.

Në emër të tij, porositë i ka dërguar ambasadori i BE-së Aivo Orav kanë konfirmuar për televizionin burime diplomatike. Sot edhe zëdhënësja e KE-së Maja Kocijançiç doli me përgjigje se Hahn nuk ka dërguar letër deri te liderët, duke u shmangur madje detajeve, transmeton Portalb.

Kocijançiq ka kujtuar letrën e fundit të Hahn-it dhe tre eurodeputetëve- Howitt, Vajgl dhe Kukan, ku është shprehur shqetësimi për krizën politike në Maqedoni dhe ku është konstatuar se kryetari Ivanov ka shkelur Marrëveshjen e Përzhinos dhe se e njëjta “do të ketë pasoja serioze për vendin”. /Telegrafi/