LAJMI I FUNDIT:

Pasagjeri i aeroplanit: Falë Zotit shpëtuam nga një tragjedi (Video)

Pasagjeri i aeroplanit: Falë Zotit shpëtuam nga një tragjedi (Video)

Një pasagjer që ka qenë brenda aeroplanit të Turkish Airlines, që po udhëtonte nga Stambolli në Prishtinë, ka publikuar fotografi pas daljes nga aeroplani që gjatë aterimit doli krejtësisht nga pista në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

“Fal Zotit shpëtuam nga një tragjedi e mundshme gjatë aterrimit të aeroplanit të linjës Stamboll-Prishtinë”, ka shkruar ai në postimin e fotografive.


aeroplani3 (1)

Në këto fotografi shihet sesi aeroplani që zyrtarisht sipas të dhënave të Aeroportit “Adem Jashari” ka ateruar në orën 19:32, ka dalë krejtësisht nga pista, shkruan insajderi.com

Shumë pasagjerë kanë dalë të frikësuar nga aeroplani ku kanë qenë të ngujuar për afro një orë. Në aeroplan ka pasur edhe shumë fëmijë.

Mbi njëqind udhëtarë në bord dhe tetë anëtarë ekuipazhi janë tronditur nga rrëshqitja e aeroplanit në Aeroportin e Prishtinës.

Ndryshe, zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara ka konfirmuar se fluturimi Turkish Airlines TK1018, nga Stambolli ka pasur një aksident minor në aterim, i cili fatmirësisht nuk ka rezultuar në ndonjë të lënduar.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori