LAJMI I FUNDIT:

Ja si “bëhet gati” Obama për tu larguar nga Shtëpia e Bardhë (Video)

Ja si “bëhet gati” Obama për tu larguar nga Shtëpia e Bardhë (Video)

Ai do të lë Shtëpinë e Bardhë në fund të këtij viti dhe spekulimet se çfarë do të bëjë ai pas kësaj janë shtuar.

Për këtë, Presidenti amerikan, Barack Obama ka publikuar një video ku flet për tërheqjen e tij nga Shtëpia e Bardhë, transmeton Telegrafi.

Gjatë një fjalimi me korrespodentët, presidenti, duke aluduar në jetën pas Shtëpisë së Bardhë ka publikuar videon, të cilën ua ka rekomanduar edhe mysafirëve që ta shohin.


Ajo fillon duke shfaqur Obaman në Shtëpinë e Bardhë, duke shikuar një gazetar i cili e quan atë “komandant shtrati”.

Pas reagimit me një “shko….” ndaj gazetarit, Obama shkon tek zëvendëspresidenti, Joe Biden, për të marrë disa këshilla, të cilat nuk është se i bënë edhe shumë punë. /Telegrafi/