Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore kushtuar martirëve të rënë në fshatin Studime të Vushtrrisë.
Sipas një njoftimi, në këtë akademi përkujtimore, presidenti Thaçi tha se Kosova ka hyrë në vitin e 17-të të çlirimit, ka hyrë në vitin e 9-të të pavarësisë, por ende nuk i ka të shëruara plagët e thella të luftës.
“Këto vendbanime, krahas betejave heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rezistencës qytetare, na kujtojnë gjithmonë çmimin e lirisë dhe pavarësisë sonë. Para 17 vitesh këtu në Studime të Vushtrrisë, popullata civile e këtyre anëve përjetoi një tmerr të vërtetë”, ka thënë Thaçi.
Presidenti Thaçi tha se institucionet e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk do ta ndalin zërin dhe angazhimin e tyre për zbardhjen e krimeve dhe gjenocidit të bërë mbi popullatën shqiptare në periudhën e luftës 1998-1999.
“Ne nuk do të ndalemi derisa të zbardhet fati i personave të pagjetur. Ne nuk do të ndalemi derisa të dalin para drejtësisë autorët e krimeve. Edhe nga bashkësia ndërkombëtare do të kërkojmë vazhdimisht që të ushtrojë ndikim dhe trysni mbi Beogradin zyrtar”, tha presidenti Thaçi në fshatin Studime të Vushtrrisë.
Ai shtoi se Kosova ka realizuar dy ëndrra të mëdha, lirinë dhe pavarësinë, por tash është duke u bërë gati për realizimin e ëndrrës së tretë: integrimin në BE, NATO dhe KB.
“Së shpejti, qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë në Evropë. Rekomandimi për liberalizimin e vizave tanimë nuk është çështje javësh dhe muajsh, por vetëm çështje orësh”, tha presidenti Thaçi, duke theksuar se është punuar gjatë për këtë të drejtë.
Në fund, presidenti Thaçi së bashku me zonjën e parë bënë edhe homazhe tek varrezat e martirëve në fshatin Studime të Vushtrrisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos