LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Arrestimet e ish pjesëtarëve të UÇK-së, të trajtohen në dialogun e Brukselit

Selimi: Arrestimet e ish pjesëtarëve të UÇK-së, të trajtohen në dialogun e Brukselit

Të enjten dhe të dielën e javës së kaluar, autoritetet zvicerane kanë arrestuar dy ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me arsyetimin se flet arrestet janë lëshuar nga Serbia.

Genc Zogaj dhe Albert Spahiu, janë dy kosovarët që janë arrestuar në Zvicër, të cilët pritet të ekstradohen për në Serbi, raporton Indeksonline.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka thënë për Indeksonline se çështjet e arrestimeve me flet arreste të lëshuara nga Serbia janë çështje politike dhe jo ligjore.


Ai ka bërë të ditur se MPJ është në kontakt të përhershëm me autoritetet zvicerane që nga momenti i parë i arrestimeve, dhe se në bashkëpunim me ministrinë e Drejtësisë dhe autoritetet në Zvicër po punojnë për të arritur lirimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së.

“Çështja e flet arresteve të lëshuara nga Serbia është çështje politike dhe jo ligjore. Arrestime të tilla po ndodhin çdo vjet në vende fqinje si Maqedoni, Mal të Zi apo Slloveni, por edhe në shtete më të largëta si Gjermani, Zvicër apo Kolumbi”, ka thënë Selimi.

Sipas tij, nuk janë vetëm ish-luftëtarët që përballen me arrestime në baza të flet arresteve serbe, pasi që ka pasur edhe liderë të shtetit që janë prekur nga arrestime të tilla.

“Ministria e Punëve të Jashtme konsideron se veprimet e tilla të Serbisë janë të papranueshme dhe si të tilla duhet të adresohen në Bruksel gjatë dialogut për normalizim”.

“Serbia nuk ka as të drejtë ligjore e aq më pak morale të lëshoj fletarrestime për qytetarët kosovar”, ka theksuar Selimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Lajme
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Kalo në kategori