LAJMI I FUNDIT:

Milaim Zeka: Në piramidën e krimit të organizuar qëndron edhe Tomë Gashi

Milaim Zeka: Në piramidën e krimit të organizuar qëndron edhe Tomë Gashi

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar lidhur me një deklaratë të avokatit Tomë Gashi, se ‘’asgjë nuk po ndodhë çfarë po thotë Milaim Zeka për arrestimet’’.

Gazetari Zeka ka thënë se gjithçka çfarë ka shkruar deri më tani nuk ia ka demantuar askush, duke marrë shembull rastin e arrestimit të Azem Sylës, për të cilin kishte shkruar ditë më parë se do të ndodhte, transmeton parrotlla.net

Zeka ka treguar se në ‘’Piramidën e krimit të organizuar në Kosovë, bashkë me disa avokatë të tjerë, qëndron edhe Tomë Gashi’’.


Ja reagimi i plotë i Milaim Zekës në Facebook:

‘’Shume po dhine me goje Tom Gashi

Avokati Tome Gashi, kah po shkon, veq po dhine me goje. Nuk e kam fjalen per ate punen e “shkive”, sepse me aqe sa kam une njohuri, ky njeri, kurr ne jeten e tije, nje te mire shqiptareve ba nuk ua ka.

Ashte e kunderta. Mirepo mundesine per dhirje me rrezatim te gjere, ja ka kriju askush tjeter, perpos Hashim Thaçi, Kadri Veseli, dhe Azem Syla, i cili, per turpin me te madh, e mbane kete avokat mbrojtes.
Une asesi nuk do mirresha me Tom Kapedanin, i cili e quan PDK ne si parti e hajnave dhe, tallet ne menyren ma bizare me cdo komandant te luftes, prej Sylejman Selimit, e deri te Sami Lushtaku, ashtu siç tallet edhe me Azem Sylen, mirepo Toma, ne nje emision tv, tha persfersisht keshtu: “Mos i merrni gjanat bllanko. Qe edhe Milaim Zeka gjithe diten po shkruan jo ka mu arrestu ky, jo ai, po asgja nuk po ndodhe”!

Ju them lexuesve te mi, se cka kam shkru deri me sot, askush nuk me ka demantu. Une me 15 prill kam shkru se pritet cdo moment arrestimi i Azem Syles, edhe ai ndodhi…

Ju them me pergjegjesi morale, njerezore, qytetare dhe profesionale si gazetar, qe kam per detyre informimin korrekt, se ne Piramiden e krimit te organizuar ne Kosove, bashke me disa avokat te tjere, qendron Tome Gashi.

Tom Gashi eshte hetuar per vite te tera nga UNMK u dhe Eulexi, dhe eshte i dyshuari kryesor ne aferat kriminale, ne ndermjetesime ryshfetesh te medha, me ish prokurorin Salustro, e shume nderkombetare te tjere.

Kemi edhe sene te tjera, po kaq kesaj radhe..’’/parrotlla.net/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori