LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje dënon arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së

Vetëvendosje dënon arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së nga policia zvicerane.

Ja reagimi i plotë:

DËNOJMË ARRESTIMIN E ISH-USHTARIT TË UÇK-së, NGA POLICIA ZVICERANE


Policia zvicerane arrestoi ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Albert S., për ta ekstraduar në Serbi.

Kjo u bë me kërkesë të Serbisë, shtet ky që ka bërë krime sistematike me gjithë aparatin shtetëror nëpër gjithë Ballkanin.

Tendenca për ta barazuar gjenocidin serb në Kosovë me luftën tonë çlirimtare, është e padrejtë dhe e papranueshme.

E për këtë, fajin më të madh e kanë qeveritë e pasluftës në Kosovë, të cilët punuan më ngulm për ta maskuar Serbinë përballë Evropës, se kinse ajo ka ndryshuar dhe me të mund të flasim për fqinjësi të mirë.

Serbia ishte dhe vazhdon të mbetet armike ndaj Kosovës. Nuk ka vend për negociata pa kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë; pa i kthyer të pagjeturit; pa i paguar dëmet e luftës; pa i kthyer artefaktet , fondin pensional, dhe origjinalet e librave kadastral; pa i dorëzuar kriminelët e luftës; pa e njohur Republikën e Kosovës.

Populli i Kosovës përmes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë luftë të drejtë, të domosdoshme, çlirimtare. Kosova sot është shpallur shtet i pavarur dhe sovran. Për çdo shkelje eventuale, individuale, gjykimi duhet të bëhet në Kosovë, në vendin ku janë zhvilluar luftimet.

Prandaj, ekstradimi i ushtarëve të UÇK-së në Serbi është i padrejtë e i papranueshëm. “Drejtësia” e shtetit të Serbisë, secilin nga ne e nxjerrë fajtor. Sepse luftuam për liri e bashkim e kombëtar, duke ia përmbysur kështu rendin kushtetues atij shteti fashist, dhe duke ia pamundësuar planet për shfarosjen e popullit shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Lajme
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Lajme
Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Lajme
Kalo në kategori