LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet qarkullimi i automjeteve në Parkun Gërmia më 1dhe 2 maj

Ndalohet qarkullimi i automjeteve në Parkun Gërmia më 1dhe 2 maj

Komuna e Prishtinës ka bërë një plan të qarkullimit të transportit publik, por edhe të automjeteve të tjera, sot në Ditën Ndërkombëtare të Punës.

Sipas një njoftimi nga komuna, me rastin e kësaj dite ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve, përveç autobusëve të Trafikut Urban, linja nr. 4, automjeteve të Policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të ndërmarrjes “Hortikultura” dhe automjeteve emergjente gjatë 1 dhe 2 majit në drejtim të Parkut të Gërmisë, ndërsa linja nr. 5 e transportit publik, punon sipas itinerarit dhe orarit të rregullt deri në Sofali.


Siç njofton komuna pika e fundit për lëvizjen e automjeteve, përveç banorëve të lagjeve: “Shkolla Normale”, “Sofalia”, “Taukbahçe” dhe restoranteve “Vila Gërmia”, ”Freskia” dhe ”Lira”, do të jetë: kryqëzimi i rrugëve: “1 Tetori”, “Nazim Gafurri” dhe “Ymer Lutfi Paqarizi”, kryqëzimi i rrugëve: “Nazim Gafurri”, “Xhavit Ahmeti” dhe “Dr. Lec Gradica” dhe kryqëzimi i rrugëve: “Dr. Shpëtim Robaj” me atë të Sofalisë, në dre jtim të pishinës dhe Parkut të Gërmisë.

Transporti publik i qytetarëve për në Parkun e Gërmisë, deri te pishina, do të bëhet ekskluzivisht me autobusë të “Trafiku Urban”, linja 4.

Sipas komunës inspektorët përgjegjës të Drejtorisë së Inspeksionit, për datat e cekura, do të parandalojnë shërbyesit e paautorizuar që të bëjnë shitjen – shërbimin ndaj qytetarëve, organizojnë kujdestari, me qëllim të ruajtjes së ambientit (përdorimin e zjarreve për destinime të ndryshme), si dhe hedhjen e mbeturinave në vende të caktuara.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori