LAJMI I FUNDIT:

Vaksina me vlerë 100 mijë euro të bllokuara në Doganë se Ministria s’kreu obligimet (Video)

Vaksina me vlerë 100 mijë euro të bllokuara në Doganë se Ministria s’kreu obligimet (Video)

Derisa fëmijët e moshës mbi 8 vjeç duhet të kthehen pa u vaksinuar, vaksinat po qëndrojnë tash e sa ditë në depo të terminalit doganor.

Vaksina TD për difteri e tetanos, të cilën sipas kalendarit, parashihet ta marrin fëmijët deri në moshën 13 vjeçare, ndonëse ka arritur në Kosovë, ministria nuk kreu obligimet doganore, për ta lënë atë tash e disa ditë në terminal e në kushte jo të përshtatshme.


Zyrtarë të OBSH-së thonë se është e patjetërsueshme që të respektohet zinxhiri i ftohtë, ndërsa përgjegjëse është edhe ministria. Mjekët tregojnë se këto lloj vaksinash janë shumë të rëndësishme për shëndetin e fëmijëve.

Ato parandalojnë shumë sëmundje që në vende të ndryshme të botës janë endemi.

Për zhdoganim në terminal po presin rreth 7800 copë vaksina të tetanosit e difterisë me nga 10 doza, ndërkaq janë 9240 copë vaksina të polioz me nga 5 doza.

VENERA_VAKSINAT_MSH_DOGANAT_26_04 from Koha.net on Vimeo.